Foto/ Festat e 28 dhe 29 Nëntorit, Tirana vishet kuqezi
Dritare.net
Shqipëria feston këtë 28 nëntor 112-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe më 29 nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit. Si çdo vit, edhe nesër më 28 nëntor, krerët e shtetit do të mbajnë në Vlorë ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Ndërkohë Tirana është veshur me ngjyrat kuq e zi për të pritur festat. Flamuj kombëtar janë vendosur në anët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombëtar” e kuqezi janë veshur edhe institucionet kryesore në vend.
Për të dytin vit, në kryeqytet do të mbahet parada e Shqiptarëve, një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare.
Parada do të nisë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe do të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”. Fillimisht festën do ta hapin shqiptarët e New York dhe do ta mbyllin ato të Tiranës./K.C/dritare.net