Na ndiqni edhe në

Politikë

FBI shqiptare/ Yuri Kim: Më vjen keq për disa që mendojnë se nuk do të vijë drejtësia!

FBI shqiptare/ Yuri Kim: Më vjen keq për disa që mendojnë se

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në një status në "twitter" ka reaguar në lidhje me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kim shkruan se disa persona ëndërrojnë se në këtë vend nuk do të ketë kurrë drejtësi, por - vijon ambasadorja, këto ëndrra nuk do të bëhen realitet dhe reforma në drejtësi do të bëhet.

Statusi i Kim:

Duket sikur disa po ëndërrojnë që NBI (Byroja Kombëtare e Hetimit) kurrë nuk do të krijohet, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara./ I.M-Dritare.net