Fatkeqësia bëri armiqtë bashkë/ Mitsotakis telefonon Erdoganin
E Premte 30 Tetor 2020, 00:12
Dritare.net
Greqia e Turqia muajt e fundit kanë ngritur retorikën, ndërsa kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës në lidhje me Egjeun.
Por, të paktën sot, pas tërmetit shkatërrues që ka rënë në të dy vendet, udhëheqësit e tyre kanë lënë menjëanë retorikat e kanë folur miqësisht në telefon.
Kryeministru grek, Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për ta ngushëlluar për tërmetin e fuqishëm që preku të dyja vendet.
“Unë telefonova presidentin (Erdogan) për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjet tragjike të jetës nga tërmeti që goditi dy vendet tona. Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur dy popujt duhet të qëndrojnë të bashkuar”, shkroi Mitsotakis në Twitter./ I.M-Dritare.net