
Fatbardh Kadilli: Pse Berisha zgjodhi Bashën si “dhëndrin ideal” për partinë!
Dritare.net
Lulzim Basha nuk ishte një zgjedhje e rastësishme, por një projekt i mirëmenduar i Sali Berishës që prej vitit 2003.
Kështu u shpreh Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin E premte, 8 pa 5 nga Dritan Hila në DritareTV. Sipas tij Berisha kishte një 'shabllon' të qartë për pasardhësin e tij: një njeri me fytyrë 'djali të mirë', që duket inteligjent, por që thelbësisht nuk ka asnjë bazë të pavarur politike apo shoqërore.
Ky profil, i përshkruar si 'dhëndri ideal”, u pa si problemi thelbësor i Bashës ishte se ai kurrë nuk e deshi politikën si proces; atij i pëlqenin vetëm fama dhe të mirat materiale që ajo sillte.
Për vite me radhë, u mendua se Berisha po e 'tutoronte', por në fakt ai ishte thjesht një 'përgjegjës turni'. Kulmi i moskuptimit të tij të politikës ishte përjashtimi i Berishës.
Kjo lëvizje, sipas një teorie të detajuar, nuk ishte një akt force, por një 'marrëveshje ' e kalkuluar keq, ku Basha mendoi se do të mbante shumicën e deputetëve dhe bazën, për t'u ribashkuar më vonë me Berishën. Ky kalkulim fatal tregoi se ai kurrë nuk e kuptoi se kujt i përkiste në të vërtetë partia./E.P-dritare.net

















