Çfarë tregoi PD-ja me protestën e djeshme! Flet Fatos Klosi
Dritare.net
Fatos Klosi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV komentoi protestën e një ditë më parë të opozitës. Zoti Klosi tha se ajo dje nuk ishte protesta që premtoi opozita. Por këto thirrje për mosbindje civile thotë Klosi i bëjnë që mos u ikin militantët se njerëzit tashmë u kanë ikur.
“Nuk ishte ajo protestë për të cilën foli PD-ja. Ata duan mos lënë të ikin militantët se njerëzit kanë ikur, prandaj thonë do ketë mosbindje civile. Kanë kuptuar që edhe militantët nuk mbahen më me lugë te zbrazët. Militantët kanë interesat e tyre ndaj rrinë prapa, venë për të përfituar. Kur shohin që këta njerëz thonë kot do bëjnë kështu e ashtu, që nuk kanë ndërmend të vijnë në pushtet, ikin dhe ta. Kjo protestë tregoi që dëshirat PD-ja i ka shumë të mëdha, por nuk ka mundësitë. Në këto 12 vjet në opozitë PD-ja mburret kot, nuk ka dalë në një përfundim. Mbetën duke sharë e kritikuar PS-në.
E tregoi edhe dje PD-ja që nuk ka zënë mend. Vazhdon me stilin e vjetër. Berisha ka faj të madh në këtë vend. E sajoi politikën e demokracisë, e bëri shumë agresive që në fillim Thotë Salianji: jam i pari i dënuar politik. Fatos Nano ndenji katër vjet dhe në fund doli i pafajshëm, ndërsa ky nuk ka dalë akoma i pafajshëm. Mos kishte ndodhur 1997-ta nuk do dilte Nano. Pra e krijoi Berisha këtë atmosferë konflikti, luftë të vazhdueshme, sharje në parlament. Skandal domethënë.”, tha zoti Klosi në DritareTV./K.C/dritare.net