Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë tha 31-vjeçari, pasi sulmoi Berishën!

Çfarë tha 31-vjeçari, pasi sulmoi Berishën!

Gert Shehu goditi me grusht Sali Berishën në protestën e thirrur prej ish-kryeministrit. Shehu mësohet të jetë një person me çrregullime mendore. Pas sulmit, sipas Erzen Breçanit, i cili ishte i pranishëm në momentin e sulmit, mësohet se 31-vjeçari ka thënë se ka bërë, atë që duhej të bënte.

“I kërkova mjet identifikimi, s’kam tha. I kërkova telefon, nuk kishte. Ai tha vetëm: Bëra atë që duhej bërë. Nuk tha asnjë fjalë tjetër”, tha Breçani.

Sulmi ndodhi gjatë protestës që Berisha organizoi ndërkohë që në anën tjetër të bulevardit, mbahej Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor. Gert Shehu është 31-vjeçari që hyri në radhët e mbështetësve të Berishës, si protestues. Ai u shoqërua nga Policia në spitalin e Traumës për të marrë trajtim mjekësor. I riu është më origjinë nga Tepelena dhe banon në Tiranë. Mësohet se Gert Shehu, sipas një vërtetimi mjekësor, është person me probleme të shëndetit mendor./L.F-dritare.net