
Çfarë po ndodh në botë/ Vala e dytë e koronavirusit, erdhi më shpejt se ç'pritej!
E Diel 27 Shtator 2020, 10:10
Dritare.net
Vala e dytë e koronavirusit në Francë, thonë autoritetet mbërriti më shpejt se ç'pritej. Në orët e fundit, u regjistruan 14.412 raste me koronavirus në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve që prej fillimit të pandemisë në 527,446. Kina raportoi 15 raste të reja të shtunën, të gjitha të importuara nga udhëtarët. Alarmi është dhënë edhe në Meksikë, ku u regjistruan 5,573 raste të reja dhe 399 viktima. India raportoi 88,600 raste të reja. Shifrat atje, po arrijnë në gati 6 milionë të prekur. Arabia Saudite ka në plan të rilejojë vizat turistike në fillim të vitit 2021 pas disa muajsh pezullimi./L.F-dritare.net

















