Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë nuk u pa në kamera/ Rama nervoz, i kërkon llogari Macronit!

Çfarë nuk u pa në kamera/ Rama nervoz, i kërkon llogari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shfaqur i nervozuar në ceremoninë, e quajtur si “Fotoja Familjare”, mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Çfarë nuk u pa në kamera/ Rama nervoz, i kërkon llogari

Në fotot e mëposhtme, Rama qendron në krah të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentes sw Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe duket se po i kërkon shpjegim për rezultatet e takimit. Më pas, me t’u pozicionuar në podium, Rama i drejtohet presidentit francez Emmanuel Macron, ndaj të cilit kërkon një sqarim më të gjatë. Lideri francez duket sikur vijon të ketë vëmendjen drejt fotos, por Rama vijon t’i flasë mesa duket i pakënaqur edhe nga presidenca franceze në BE.

Çfarë nuk u pa në kamera/ Rama nervoz, i kërkon llogari

Çfarë nuk u pa në kamera/ Rama nervoz, i kërkon llogari

Çfarë nuk u pa në kamera/ Rama nervoz, i kërkon llogari

Para momentit të fotografimit, shihet në katin e tretë të podiumit kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov, i cili përpiqet t’i thotë diçka Ramës, i cili nuk i kushton vëmendje. Takimi BE-Ballkani Perëndimor përfundoi rreth orës 13:15./M.K/dritare.net