Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ndodhi me Ervis Martinaj? Rrumbullaku përgjigjet për herë të parë!

Çfarë ndodhi me Ervis Martinaj? Rrumbullaku përgjigjet për

Ka kaluar më shumë se një muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, por prokuroria e policia ende nuk kanë dalë me asnjë variant zyrtar se çfarë ka ndodhur.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, për herë të parë deklaroi se do të flasin kur të kenë prova.

"Mund t'ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova" u shpreh Rrumbullaku.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte me të njëjtën linjë, pasi tha se do të flitet kur të kenë prova e nuk mund të flasin pa i pasur ato.

"Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova," tha ministri.

Një javë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë policia e kishte një përgjigje, por duhet të prisnin edhe pak për prova./Xh.Xh/dritare.net