Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja çfarë mendojnë shqiptarët për protestat!

Ja çfarë mendojnë shqiptarët për protestat!

Qytetarët e intervistuar në Vox Pop-in e DritareTV kanë shprehur mendime të ndryshme për protestat e ditëve të fundit kundër projektit turistik në Zvërnec, por shumica e tyre kanë mbështetur të drejtën për të protestuar dhe kanë kërkuar më shumë transparencë për investimet strategjike.

Disa prej tyre thanë se protestat nuk lidhen vetëm me Zvërnecin, por edhe me probleme më të gjera si ekonomia, pensionet, korrupsioni dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë. Sipas tyre, investimet janë të nevojshme për vendin, por duhet të realizohen me rregulla të qarta dhe në interes të qytetarëve.

Një pjesë e të intervistuarve vlerësuan pjesëmarrjen e të rinjve në protesta, duke e cilësuar atë si elementin më pozitiv të lëvizjes. Të tjerë shprehën zhgënjim ndaj klasës politike, duke kërkuar figura të reja jashtë dy emrave tradicionalë të politikës shqiptare.

Ndërkohë, pati edhe qytetarë që e konsideruan protestën si një mundësi për të kërkuar ndryshime më të thella në sistemin politik dhe ekonomik të vendit, ndërsa të tjerë theksuan se vendimmarrja përfundimtare duhet të vijë përmes zgjedhjeve dhe votës së qytetarëve./dritare.net