Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë më tregonte babai për ndërtimin e Skavicës. Flet djali i inxhinier Gjadrit!

Çfarë më tregonte babai për ndërtimin e

Në emisionin “Shqip” në DritareTV gazetarja Rudina Xhunga solli historinë e jashtëzakonshme të dy inxhinierëve që ndërtuan Shqipërinë, inxhinier Gjovalin Gjadri dhe i biri, Egon Gjadri. Historia e familjes u tregua nga pasardhësi i familjes, Ervin Gjadri.
Ai tregoi në studion e Shqip, me modesti dhe krenari historinë e shkencëtarëve që krijuan veprat të cilat i mbijetuan shekullit. Gjithçka në emër të dijes dhe dashurinë për Shqipërinë.

Ervin Gjadri tregoi për hidrocentralin e Skavicës, të diskutuar sërish në vitet e fundit dhe tregon se babai i tij e mbështeste ndërtimin e këtij hidrocentrali.

“Babai fliste për Skavicën, por ai ishte i variantit të vjetër që përmbyteshin më shumë toka. Përmbyteshin toka pjellore e cilësisë së parë, por avantazhi ishte se shpronësimet nuk kishin kosto si tani. Babai ishte ndër personat që e mbështesnin ndërtimin e Skavicës për hidro-energjitikën shqiptare. Kryesore për Skavicën ishte se ana ekonomike nuk e përballonte dot më ndërtimin e Skavicës. Kaskada e Drinit ka mbetur përgjysëm pasi Skavica dhe Bushati mungojnë. Tani duhet parë rentabiliteti i Skavicës.”,u shpreh Gjadri./M.T/dritare.net