Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë duhet të dini, nëse do të regjistroni mjetet për herë të parë!

Çfarë duhet të dini, nëse do të regjistroni mjetet

Kryeministri Edi Rama njofton se janë lehtësuar një sërë kushtesh për mjetet rrugore që regjistrohen për herë të parë!

“Me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë!

Eliminojmë angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë. Heqim 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime e njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaj. I kursejmë qytetarëve 300.000.000 lekë në vit. Nga 24 janar 2022 DPSHTRR njeh:

Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze!

Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE.

Të dhënat e fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore”, thuhet në njoftimin e kryeministrit Rama./L.F-dritare.net