
Çfarë do bëjë nëse arrestohet Kryemadhi? Ja çfarë thotë Meta!
Dritare.net
Gjatë një konferencë për shtyp pasi doli nga SPAK-u presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët se çfarë do të bëjë nëse Monika Kryemadhi arrestohet. Jo Kryemadhin, por edhe macen të ma arrestojnë tha Meta, nuk ka kthim pas.
Gazetari: Sot u thirrët si person që ka dijeni apo si paditur?
Meta: Nuk ka çfarë të më padisë njeri mua, sepse veprimet e mia janë transparente, janë të kulluara, janë të qarta dhe me këto histroi që bëjnë vetëm më shumëfishojnë forcat për t’u përballur edhe më fortë me narkoshtetin. Dakort, që po përzë shqiptarët.
Gazetari: Po nëse merret masë arresti ndaj Monika Kryemadhit?
Meta: Nuk jam duke u marrë me këto parashikime, edhe Sashën le ta arrestojnë, macen time të dashur që më mungon aq shumë. Beteja ime nuk ka kthim pas dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm do të hedhin në koshin e pleherave katicat e ramaformës./K.C/dritare.net

















