Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Faksimile/ Basha: Asnjë ndihmë për strehim për familjet e prekura nga tërmeti. Ja e vërteta!

Faksimile/ Basha: Asnjë ndihmë për strehim për familjet e

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike u shfaq në Manëz duke takuar banorë të prekur nga tërmeti i nëntorit.

Basha publikoi në facebook videon me kryefamiljarin e familjes Barruku në fshatin Kameras të Manzës, duke shkruar se prej 10 muajsh, shteti nuk ka marrë asnjë masë për të strehuar këtë familje.

Në video, është vetë qytetari Kadri Barruku, që pohon se nga qeveria shqiptare ka përfituar bonus qeraje, me të cilin paguan qeranë e një shtëpie në Durrës ku aktualisht jetojnë fëmijët e tij.

Në falsimilet më poshtë tregohet qartë fatura e likujdimit të këstit të shtatë të bonusit të qerasë për këtë familje.

Faksimile/ Basha: Asnjë ndihmë për strehim për familjet e

Nga ana tjetër familja e Barrukut, do të përfitojë edhe ndërtimin e shtëpisë dhe kjo tregohet në dokumentet e miratuara nga Bashkia Durrës.

Faksimile/ Basha: Asnjë ndihmë për strehim për familjet e

Në dokument theksohet se zotëria në fjalë është përfitues i grantit të rindërtimit, që do të thotë se është kualifikuar për banesë të re me ndihmën e qeverisë shqiptare./ I.M-Dritare.net

Faksimile/ Basha: Asnjë ndihmë për strehim për familjet eFaksimile/ Basha: Asnjë ndihmë për strehim për familjet e