Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg!

Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e

GJKKO vendosi të lërë në fuqi pretencën e SPAK e cila një seancë më parë kërkoi dënimin e tij me 1 vit burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

"Do presim vendimin e zbardhur me pas do mbaj një qendrim. Do ushtroj të drejtën e ankimit" tha ai pasi doli nga GJKKO.

Sipas SPAK, Edison Memolla në zgjedhjet e pjesshme ka ndikuar tek pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës./L.F-dritare.net