Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

FA CUP/ Arsenal mposht Chelsea në finale!

FA CUP/ Arsenal mposht Chelsea në finale!

Arsenali fitoi Fa Cup pasi mundi në finale rivalët e Chelsea me rezultatin 2-1.

Arsenali e mbyll kështu me një trofe një sezon aspak të lehtë, por kjo fitore është mjaft e vleshme, pasi falë saj mund të luajnë sezonin tjetër në Europa League.

Heroi i ndeshjes ishte kapiteni Pierre Emerick Aubameyang, i cili me dy golat e tij përmbysi golin e Pulisic, i cili shënoi për Chelsea që në minutat e para të ndeshjes.

Por nata finale nuk u mbyll pa incidente. Ishte sulmuesi Aubameyang i cili rrëzoi trofeun, duke shkaktuar shumë qeshura. Në tentativën e dytë Aubameyang ia doli të ngrinte me sukses trofeun e fituar.

Arsenal e fiton për herë të 14 Fa Cup, një rekord ky në Angli. Ndërsa për Mikel Artetas është trofeu i parë si tranjer i Arsenalit./ R.P-Dritare.net