Exit Poll/ Duda fiton ngushtë zgjedhjet në Poloni!
Dritare.net
Presidenti aktual i Polonisë, Andrzej Duda ka një epërsi të ngushtë në zgjedhjet presidenciale të vendit, thotë Exit Poll!
Sondazhi i dielën tregoi Duda, një aleat i qeverisë konservatore, ka fituar zgjedhjet e 12 korrikut me 50.4% të votave.
Ai ishte në kandidim në raundin e dytë me kryebashkiakun social liberal të Varshavës, Rafal Trzaskoëski.
Votimi është parë gjerësisht si një betejë për të ardhmen e vendit, si dhe marrëdhëniet e tendosura të saj me Bashkimin Evropian.
Trzaskoëski mori 49.6%, sipas sondazhit, për të cilin anketuesi Ipsos tha se kishte një diferencë gabimi prej dy pikë përqindjeje. Rezultatet zyrtare priten të hënën.
"Unë dua të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua," u tha Duda mbështetësve menjëherë pasi u shpall sondazhi.
Duda kryesoi raundin e parë të votimit muajin e kaluar me një epërsi bindëse, por ishte më poshtë se 50%, që duhen për tu shpallur fitues.
Zgjedhjet duhej të zhvilloheshin në maj, kur Duda ishte më lartë në sondazhet por ato u shtynë për shkak të koronavirusit./ I.M-Dritare.net