Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Evi Kokalari shpërthen ndaj Berishës: Turp të të vijë. E paske merituar Bashën!

Evi Kokalari shpërthen ndaj Berishës: Turp të të vijë.

Evi Kokalari, një nga mbështetëset kryesore të Sali Berishës pasi mori selinë e PD-së, duket se është zhgënjyer shumë prej tij. Në një postim në rrjetet sociale, Evi Kokalari fajëson berishën për zgjedhjet e brenda FPRD-së dhe manipulimet e kryera.

‘Turp të të vijë Sali Berisha! Ka një muaj që na ka rënë goja duke të thënë qe po bëhen manipulime. Kam tre muaj që të thashë që Këlliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë” Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe keta të Kryesise donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmen tende ja dolen. Sot ti legjimitove genjeshtren. E paske merituar Lulzim Bashen i dashur zoteri!

Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin baze te konservatorizmin. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin per turp në këtë pikë që PDja te hiqej si konservatore. Tashti beni sikur do luftoni Edi Ramën. Ju jeni te gjithë të mbaruar!’- shkruan Kokalari./M.K/dritare.net