Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Euronews Albania vlerësohet për përkushtimin ndaj “drejtësisë, saktësisë dhe paanshmërisë”

Euronews Albania vlerësohet për përkushtimin ndaj

Osservatorio di Pavia, firma e konsulencës për analiza mediatike e mirënjohur në mbarë botën, ka vlerësuar Euronews Albania në një raport të pavarur, për përkushtimin ndaj “drejtësisë, saktësisë dhe paanshmërisë, pa asnjë provë që sugjeron njëanshmëri në raportim.”

Euronews Albania është një degë zyrtare e Euronews që shpërndan lajme nga vendi, rajoni dhe bota për një audiencë shqipfolëse. Raporti u autorizua nga grupi Euronews, një vit pasi dega e bazuar në Tiranë nisi transmetimet live.

Pas shqyrtimit të lajmeve të ndryshme prodhuar nga Euronews Albania gjatë muajve të fundit, Osservatorio di Pavia arriti në përfundimin se:

Francois Chignac, Menaxher Editorial i Degëve të Euronews Group u shpreh se : “Jemi shumë të kënaqur të lexojmë përfundimet e Osservatorio di Pavia për punën e Euronews Albania. Euronews Albania nisi me qëllimin konkret për të mundësuar një media të paanshme me një këndvështrim Europian, ashtu siç ka bërë gjithnjë Euronews. Jemi krenarë kur shohim se vetëm një vit pas nisjes së transmetimit, ky stacion po i përmbahet këtij premtimi dhe ka arritur të krijojë programacione me cilësi të lartë, duke i sjellë një veçanti peizazhit mediatik të rajonit.”

Ilva Tare, Drejtore e Lajmeve në Euronews Albania shprehet se: “Skuadra jonë është e lumtur dhe krenare për arritjen e një niveli kaq të lartë në raportim dhe standarde profesionale. Gazetarët e Euronews Albania përpiqen të bëjnë diferencën në tregun mediatik shqiptar dhe rajonal, duke ofruar një këndvështrim të ri të lajmeve të ditës duke përfshire të gjitha anët e ngjarjes, e mbi të gjitha duke qëndruar të paanshëm në një ambient mediatik thellësisht të politizuar.”

Euronews Albania ishte dega e parë e Euronews që nisi transmetimet në nëntor të vitit 2019 duke punësuar 128 persona. Që prej asaj dite ka ardhur vetëm duke u forcuar.

Sot, Euronews Albania prodhon shtatë edicione lajmesh live me një kohëzgjatje prej një orë secila. Emisioni i tij kryesor prej 90 minutash, “Ilva Now”, prezantuar nga Ilva Tare transmetohet katër herë në javë. Emisione të tjera i ofrojnë shikuesve debate politike, raportime hulumtueese si dhe tema të ndryshme nga si ekonomia, turizmi apo marrëdhëniet rajonale.

Që prej nisjes së Euronews Albania, grupi Euronews ka hapur tre dege të tjera: Euronews Gjeorgji, i cili nisi transmetimet në 2020, Euronews Serbia që do të nisë transmetimet në pranverë si dhe Euronews Rumania që u njoftua në fillim të janarit.

Euronews është media kryesore informative ndërkombëtare dhe një prej emrave më të njohur e të besuar që operon në mbarë Europën.

Në arenën ndërkombëtare, Euronews transmetohet në 160 shtete dhe ndiqet në afërsisht 400 milionë shtëpi – përfshi këtu 67 për qind të shtëpive në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Çdo muaj, Euronews mbërrin tek afro 150 milionë qytetarë, përmes televizionit dhe platformave digjitale, sipas Global Web Index (Q1, 2020).euronews.al