
Sulmet kibernetike përplasin Salianjin dhe Ballukun në Kuvend!
Dritare.net
Deputeti demokrat Ervin Salianji e ka cilësuar sulmin kibernetik nga Irani si një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në vend, por kjo nuk mund të kalojë pa përgjegjës. Sipas tij qeveria nuk i ka përdorur miliona eurot për sigurinë kibernetike, por për lobime ose për 2-3 kompani.
“Qeverinë e kanë kapur kompanitë të cilat nuk e lejojnë as ti shkojë hetimit, por ca punëtorë që janë nga Libia, nga vende të Lindjes së Mesme. Asnjë fjalë se ku janë shkaktuar. Qeveria ende nuk ka asnjë informacion për sulmin kibernetik.
Ka dështuar sistemi. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakeri që ka hyrë nga Irani. Hakerimi ka nisur në maj, pasi qeveri ua ka lehtësuar me të gjitha të dhënat personale që u përdorën për patronazhim. A ka bashkëpunëtor. A ka ndonjë përgjegjës këtu. Nëse duhet mbështetje. Nuk janë përditësuar sistemet e aplikacioneve. Kjo është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur, por nuk mund të kalojë pa një përgjegjës. Shqipëria e humbi luftën me sulmin kibernetik”, tha Salianji në fjalën e tij.
Ishte zv. kryeministrja Belinda Balluku, e cila iu përgjigj deputetit demokrat Ervin Salinjit, për transparencën që ai kërkoi sa i takon sulmeve kibernetike. Balluku tha se nuk ka patur fshirje të të dhënave.
“Sulm i paprecedentë dhe ka pasur për synim fshirjen e të dhënave, ka nisur si sulm për të marrë të dhëna dhe për të tregtuar ato, por më pas është transformuar në një sulm që duhet zeroclear.
Asnjë e dhënë nuk është zhdukur. Dua që t’iu lexoj raportin, nuk e dëshironi. Nuk lejuat të lexohej raporti. Duhet të keni parasysh që asnjë e dhënë sensitive apo jo sensitive nuk është zhdukur nga sistemi. Tashmë duke lexuar raportet që janë bërë publike, totalisht transparent, ky sulm ka pasur synim fshirjen totale të të dhënave. Kjo tregon që fakti që të dhënat janë dhe sistemet funksionojnë, tregojnë se pavarësisht një sulmi shumë të madh nga shteti agresor s’ia ka dalë të fshijnë sistemet tona,
Kërkojmë që opozita të mos e përdorë këtë moment, kur Shqipëria është në sulm kibernetik, për abuzime dhe goditje narrative. Në bashkëpunim me opozitën të kemi mundësi të rishikojmë disa nga aktet ligjore sa i përket mbrojtjes kibernetike. Do vijmë në komisione dhe atë që tha Salinaji do donim ta shikonim në realitet. Lejoni të bëhet transparenca”, tha Balluku.
Zv. kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputetin demokrat Ervin Salianji edhe në lidhje me këshillat për kursyer energjinë elektrike duke marrë rastin e Zvicrës ku qeveria prej javësh kishte promovuar një lajm të rremë për burgosje në lidhje me kondicionerin.
“Për Zvicrën i referohem Daily Mail. Këto abuzimet që jeni mësuar për të bërë. Sot në kushtet e krizës energjetike çdo budallallëk i thotë nga ana juaj ne na shërben se është reklamë. Shtetit zviceran i duhet të hedhë në gjyq Daily Mail. Madje do ta çoj edhe ty në WhatsApp ta shohësh Të mos e lejojë më të thotë gjëra të tilla. Dje kemi parë në të gjithë ekranet se çfarë thotë ministrja e Mjedisit që njerëzit duhet të lahen bashkë. Ne u referohemi burimeve prestigjoze” u shpreh Balluku./Xh.Xh/dritare.net

















