Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Krimet e Luftës/ Në Kosovë arrestohet personi i parë nga Haga

Krimet e Luftës/ Në Kosovë arrestohet personi i parë nga

Gjykata Speciale e Hagës, e cila gjykon krimet e luftës në Kosovë ka arrestuar personi e parë shiptar.

Sot është arrestuar Salih Mustafa – Cali, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit.

Mustafa është arrestuar mëngjesin e së enjtes, dhe siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kjo është bërë në bazë të një fletarresti, urdhri për transferim dhe aktakuze të konfirmuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Zyrtarisht, kjo aktakuzë është e para e konfirmuar nga ky institucion.

Deri më tani, rreth 250 persona janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë. / I.M-Dritare.net