Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ermal Meta rikthehet në Tiranë, ja kur do të mbajë koncertin!

Ermal Meta rikthehet në Tiranë, ja kur do të mbajë

Këngëtari dhe kantautori shqiptar, Ermal Meta ishte i ftuar këtë të shtunë në programin “Hipokrati” në Top Channel, ku zbuloi dhe foli gjatë mbi karantinën e tij.

Ermal Meta ka thënë se i mungon gjuha shqipe, ndërsa ka thënë se vitin e ardhshëm do të mbajë një koncert në Tiranë.

Ai zbuloi se kënga “Finiera bene” – “Do të përfundojë mirë”, ishte një krijim të cilin ai e realizoi në muajin janar, përpara se pandemia të vinte.

“Këtë këngë e kam shkruar në janar, kur bëra këngën nuk arrija të kuptoja përse e shkrova atë këngë dhe pse teksti kishte këto fjalë si “do të përfundojëmire”. Kur erdhi pandemia dhe izolimi kuptova sikur kisha ndjer diçka dhe vendosa ta publikoja këngën sepse mua më jepte shumë shpresë dhe të njëjtën shpresë doja t’ia përcillja dhe njerëzve.”-tha ai.

“Më mungon gjuha shqipe, gjuha e nënës, më mungon ta dëgjoj. Madje dua t’i kërkoj të falur njerëzve që më ndjekin sepse nuke flas shumë mirë shqipen, dhe që nuk e kam praktikuar aq shumë gjuhën time. Por sa herë që vij në Shqipëri dhe rrethohem nga shqiptarë kam një ndjenjë shumë tëmire brenda vetes”-shtoi kantautori.

“ Kam planifikuar një tur vitin tjetër, në fakt ishte planifikuar për në mars të 2021. Tani për shkak të vaksinës nuk e di në cilin muaj do të mund ta realizojmë. Sapo ta filloj patjetër që do të vijë për një koncert në Shqipëri.”-ka thënë më tej Ermali./ I.M-Dritare.net