
Cerifikohen rezultatet në Maqedoninë e Veriut, Zaev fitues, ja sa deputetë kanë shqiptarët!
E Shtunë 25 Korrik 2020, 12:12
Dritare.net
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar dhe certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 15 korrikut.
Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski publikoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh.
LSDM 46 mandate
VMRO-DPMNE 44 mandate
BDI 15 mandate
ASH-AA 12 mandate
E majta 2 mandate
PDSH 1 mandat
Shqiptarët do të kenë për herë të parë 32 deputetë, një numër i konsiderueshëm dhe që do të jenë pikërisht partitë shqiptare vendimtare për formimin e qeverisë së re./ I.M-Dritare.net

















