
Erdogan-Ramës: Të pastrohen mbetjet e FETO-s!
Dritare.net
Presidenti Rexhep Taip Erdogan kërkoi zgjidhjen përfundimtare të problemit me organizatën FETO, e cila financohet nga kleriku Fetullah Gulen. Gjatë konferencës me Ramën, Erdogan i kërkoi që të pastrohen mbetjet e FETO-s nga Shqipëria.
“Pjesë e axhendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të Shqipërisë, e cila vazhdon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që kjo të arrijë objektivat e saj dhe shikojmë që edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falenderoj për kontributin që ka dhënë Fondacionit Turk që vazhdon aktivitetin e arsimit në Shqipëri. Ne kemi bindje se ky kontribut do të vazhdojë dhe periudhën e ardhshme.", tha Erdogan./K.C/dritare.net

















