
I ftuar në rubrikën Intervista e Ditës në DritareTV ishte i ftuar gazetari nga Turqia Sokol Brahaj, i cili u shpreh rreth zhvillimeve të fundit politike në Turqi dhe fitores së Erdogan. Brahaj u shpreh se në Parlamentin Turk nuk do të ketë deputetë shqiptarë.
"Zgjedhjet në Turqi kanë qenë të qeta dhe nuk ka pasur probleme duke vijuar normalisht. Rezultatet dolën shumë shpejt edhe për raundin e dytë. Në media nuk kanë munguar akuzat për pazare për vota, por nuk ndodh të jepen lekë.
Erdogani u shpreh shumë agresivisht sa i takon partive që përkrahin LGBTQ apo komunitete të tjera, madje dhe vetë media e Erdogan e cilësoi sit ë tepruar gjuhën e tij.
Nga e mërkura ndodh betimi i deputetëve në Parlamentin turk, por këtë vit nuk ka deputetë me origjinë shqiptare në Parlament. Këtu shpreheshin dhe unë po ashtu e kam thënë gjithmonë se kush nga krerët e partive nuk mbështet ballkanasit nuk do të arrinte të fitonte. Vetëm pasi ishte e detyrueshme që të kishte edhe një raund të dytë Erdogani bëri një takim me përfaqësues të komuniteteve të Ballkanit.",u shpreh Brahaj./M.T/dritare.net

















