
Epidemiologu Ilir Alimehmeti infektohet me Covid-19!
E Mërkurë 2 Dhjetor 2020, 21:09
Dritare.net
Epidemiologu i njohur shqiptar Ilir Alimehmeti është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku gjatë një lidhje direkte në një emision televiziv. Alimehmeti ka thënë se ka simptoma të lehta dhe se po qëndron në karantinë në shtëpinë e tij.
Epidemiologu ndër të tjera duke folur për situatën aktuale ku ka theksuar se është herët për të dhënë parashikime, ndërsa ka shtuar se ka shpresë për uljen e numrit të personave që kanë nevojë për trajtim spitalor./M.M-dritare.net

















