Emri/ Tentoi të vriste shqiptarin në Athinë, arrestohet 20-vjeçari!
Dritare.net
Mario Tralo, 20-vjeç është arrestuar në Greqi për veprat penale: “ vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Kjo pasi 20-vjeçari më 2 shkurt, ka tentuar të ekzekutojë shqiptarin Renis Fejzolli, duke qëlluar me armë zjarri në mënyrë të vazhdueshme ndaj 34-vjeçarit. I riu mbeti i plagosur rënë me dy plagë në trup, ndërsa policia në vendngjarje policia sekuestroi 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Pas ngjarjes, 20-vjeçari dyshohej se fshihej në Angli, ndërsa është arrestuar sot nga policia në Athinë. Shkak për përplasjen mes dy shqiptarëve është bërë borxhi prej 1000 euro.
20-vjeçari po ashtu rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkelje të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”./M.K-dritare.net