
Emigrantja: Dy fjalë për gazetarët që mbështetën politikanët që na përzunë nga Shqipëria!
Dritare.net
Agetina Pacani është emigrante në Greqi prej 25 vjetësh, por nuk reshti kurrë së përpjekuri për t’u kthyer në Atdhe. Ajo erdhi në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv për të treguar historinë e jetës së saj, se si e përzuri politika nga Atdheu, megjithëse ajo u përpoq të kthehej. Politika na përzuri nga foleja jonë, thotë Agetina, ndërsa kërkon të ndëshkohen nga SPAK-u politikanët e korruptuar dhe ata gazetarë që mbështetën njerëzit që vodhën Shqipërinë dhe që larguan shqiptarët nga Atdheu.
“Më bëhet shumë qejfi që dëgjoj lajme të mira nga SPAK-u. Ndaj i bëj thirrje SPAK-ut që t’i ndjekë penalisht për korrupsion ata gazetarë që kanë bërë propagandë kundër zhvillimit të Shqipërisë. Kanë marrë miliona euro për t’u shpërlarë trurin shqiptarëve që këta apo ata politikanë janë të pastër dhe shkoni pas tyre. Gazetarët të mbajnë përgjegjësi se mbështetën njerëzit që vodhën Shqipërinë. SPAK-u t'i shohë se përse i bënë këto. Unë isha e lumtur në Shqipëri se kisha punë, shtëpinë time, fabrikat, uzinat tona, shkollën tonë. Pastaj i prishën të gjitha dhe ne tani rrimë në mbeturinat e botës. Unë kam shumë vite që paguaj qiranë e shtëpisë këtu në Greqi, por s'është si ajo që kam në Tiranë.”, tha ndër të tjera emigrantja në DritareTv./K.C/dritare.net

















