Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emërohet prokurore në SPAK, Manjola Kajana

Emërohet prokurore në SPAK, Manjola Kajana

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen e 63-të online. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe anëtarë të Këshillit dhe përfaqësueseve nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vëzhgues tё tjerë tё akredituar.

Në mbledhje, këshilli ka vendosur unanimisht emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, Manjola Kajana për një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Me emërimin e saj, SPAK ka aktualisht në strukturën e tij 13 prokurorë nga lista e 15 prokurorëve të zgjedhur nga Këshillin i Lartë i Prokurorisë.

Nesër, pritet të zhvillohet ceremonia e betimit para Presidentit Ilir Meta./E.B-dritare.net