Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

EMA: Nuk ka rrezik nga vaksina e AstraZenekës, efekte anësore shumë të rralla!

EMA: Nuk ka rrezik nga vaksina e AstraZenekës, efekte anësore

Agjencia Evropiane e Barnave tha sot në një konferencë për shtyp se nuk ka asnjë rrezik të përgjithshëm në administrimin e vaksinës AstraZeneka. EMA thotë se rastet me trombozë janë efekte anësore të rralla të vaksinës dhe se përfitimet tejkalojnë rreziqet. Për më tepër thotë EMA nuk u vërtetua asnjë lidhje mes moshës, rasteve me trombozë dhe vaksinës.

"Nuk ka rreziqe të përgjithësuara në administrimin e vaksinës Astrazeneka, kështu që nuk e pamë të nevojshme të rekomandonim masa specifike për të zvogëluar rrezikun. Rastet e rralla të trombozës cerebrale janë efekte anësore shumë të rralla të vaksinës. Përfitimet tejkalojnë rreziqet. Për më tepër, nuk u gjet asnjë lidhje mes moshës, rasteve të trombozës dhe vaksinës AstraZeneka. Deri më tani, shumica e rasteve të raportuara kanë ndodhur te gra nën moshën 60 vjeç brenda 2 javësh nga vaksinimi. Bazuar te provat që kemi tani, faktorët specifik të rrezikut nuk janë konfirmuar.",- thotë EMA në raportin e saj, informon dritare.net

EMA këshillon që të shkoni menjëherë te mjeku nëse keni simptoma pasi keni bërë vaksinën e AstraZenekës.

“Njerëzit që kanë bërë vaksinën duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë nëse kanë simptoma të mpiksjes së gjakut dhe trombociteve të ulëta.” Komiteti i Sigurisë së EMA-s, PRAC vuri në dukje se mpiksja e gjakut u krijua te venat në tru (tromboza e sinusit venoz cerebral, CVST) te barku (tromboza e venës splankike) dhe arteriet, së bashku me nivele të ulëta të trombociteve dhe ndonjëherë gjakderdhje dy javë pas bërjes së vaksinës.

Nga ana tjetër Autoriteti Britanik i Ilaçeve, MHRA i rekomandon EMA-s që njerëzve nën 30 vjeç të mos u bëhet kjo vaksinë, por t’u ofrohet një tjetër./K.C/dritare.net