Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

EMA nis vlerësimin e vaksinës Sinovac

EMA nis vlerësimin e vaksinës Sinovac

Agjencia Evropiane e Barnave nisi sot rishikimin e vaksinës kineze Sinovac. Të dhënat paraprake nga studimet laboratorike tregojnë se vaksina prodhon një përgjigje imune, tha EMA.

EMA nuk dha një afat kohor për vendimin përfundimtar, por tha që procesi duhet të marrë më pak kohë sesa normalisht për t'u vlerësuar.

Po ashtu kjo agjenci po vlerëson edhe tri vaksina të tjera duke përfshirë vaksinën vektoriale virale të Sputnik, vaksinën mRNA të CureVac dhe vaksinën e bazuar te proteina e Novavax. Vaksina e Sinovac përdor një virus të inaktivuar që nuk mund të shkaktojë sëmundjen, informon dritare.net

"EMA do të vlerësojë pajtueshmërinë e vaksinës me standardet e BE-së për efektivitetin, sigurinë dhe cilësinë."-njoftoi EMA.

Sinovac është një nga 4 vaksinat që po përdoret edhe në Shqipëri. Mijëra shqiptarë janë vaksinuar me këtë vaksinë. Sinovac ka treguar nivele të ndryshme të efikasitetit në studime të ndryshme që variojnë midis 51 dhe 82 për qind. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të marrë një vendim në fund të kësaj jave në lidhje me këtë vaksinë./K.C/dritare.net