
Elon Musk: Piramidat e Egjiptit i kanë ndërtuar alienët!
Dritare.net
Manjati i teknologjisë, Elon Musk, një ndër miliarderët më të mëdhenj të botës në një postim në twitter, ka mbështetur idenë se Piramidat e Egjiptit, një nga 7 mrekullitë e botës së lashtë, janë ndërtuar nga të huajt, alienët.
Egjipti ka ftuar miliarderin Elon Musk të vizitojë vendin dhe të shohë vetë se piramidat e saj të famshme nuk ishin ndërtuar nga të huajt.
Varret e zbuluara në vitet 1990 janë provë përfundimtare, thonë ekspertët, që strukturat madhështore ishin ndërtuar vërtet nga egjiptianët e lashtë.
Piramidat e Egjiptit, kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për dekada me radhë, për shkak të formës së tyre, dhe mënyrës se si u ndërtuan me një planimetri të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh se në lashtësi mongonin të gjitha mjetet e ndërtimit./ I.M-Dritare.net

















