
Eli Lilly: Antitrupat tanë monoklonalë ulin vdèkshmërinë dhe shtrimet në spítal me 70%
Dritare.net
Burimi: La Repubblica
Kompania farmaceutike amerikane “Eli Lilly” ka publikuar rezultatet e testimit të antitrupave të saj monoklonalë, të cilët quhen bamlanivimab dhe etesevimab. Rezultati ishte i mirë: vdèkshmëria mes të infèktuarve u zvogëlua me 70%, po ashtu edhe shtrimet në spítale u reduktuan. Ndërsa vaksína shërben për të stimuluar trupin për të prodhuar antitrupat e tij, ata monoklonalë janë "trupa" artificialë të gatshëm për përdorim, bëhen në venë sa më shpejt që merret vesh që një person është ínfektuar. Ata bëhen të padobishëm nëse kalojnë 10 ditë nga shfaqja e simptomave, thotë kompania farmaceutike amerikane, informon dritare.net. Në këtë pikë, problemet më serioze nuk nxiten direkt nga vírusi, por nga stuhia e citokinës: reagim i ekzagjeruar dhe i pakoordinuar e sistemit tonë imunitar. Antitrupat monoklonalë janë ílaçet që mori presidenti i SHBA-ve Donald Trump kur u sëmur me kovíd (në këtë rast ata u prodhuan nga një kompani tjetër farmaceutike, Regeneron). Në SHBA këta antitrupa artificialë janë përdorur për rastet urgjente, edhe pse janë në sasi të kufizuar në spítale, kanë kosto të lartë (rreth 1-3 mijë dollarë) dhe nevoja për t’i dhënë në fazat e hershme ka frenuar përhapjen e tyre./K.C/dritare.net

















