
Ekzekutoi nënën e 2 fëmijëve të tij, identifikohet shqiptari!
E Premte 29 Shtator 2023, 09:09
Dritare.net
Është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares shqiptare, Klodiana Vefa në Itali.
Sipas mediave italiane, personi që i mori jetën të resë është bashkëshorti i saj Alfred Vefa, me të cilin prej disa kohësh nuk jetonin në të njëjtën banesë edhe pse nuk ishin divorcuar.
Shkak mbi ngjarjen mësohet se të ketë qenë xhelozia, ku para ngjarjes ai në rrjetet sociale ai ka shkruar: Dashuria të merr në befasi.
Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar, ndërsa në zonë policia ka gjetur vetëm gëzhoja dhe jo armën./M.K-dritare.net

















