
Ekzekutoi me 3 plumba shqiptaren, ja si u arratis pas krimit autori!
Dritare.net

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e shqiptares, Klodiana Vefa, ku autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, Afred Vefa.
Mediat italiane bëjnë me dije se 35-vjeçarja u vra dhjetë metra larg shtëpisë ku jetonte me fëmijët e saj, rreth orës 20:00 teksa sapo ishte kthyer nga puna. Mësohet se mes saj dhe bashkëshortit të saj ka pasur debate të ashpra ku motiv kishin xhelozinë, ndërsa autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar tre herë. Pas ngjarjes, autori ia ka dalë të arratiset duke marrë me vete edhe armën me të cilën ka qëlluar të renë, duke u larguar me një golf të bardhë. Policia ka nisur pika kontrolli, mes tyre edhe disa shtëpi fermash por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit.
35-vjeçarja , banuese prej shumë vitesh në Itali, punonte si kamariere në një restorant të zonës
Kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni i cili ishte ndër të parët që mbërriti në vendin e tragjedisë në rrjetet sociale shkruan: "Fatkeqësisht, një fatkeqësi ka ndodhur së fundmi në Castelfiorentino, zona Puppino. Një vajzë u vra, me sa duket pas një debati. Është vërtet herët për të zbuluar informacione për atë që ka ndodhur dhe për të diskutuar hipotezat që ende po shqyrtohen nga policia. Është koha për heshtje dhe për të qenë pranë familjes”./M.K-dritare.net

















