
Ekzekutimi i shqiptares nga burri, Arbana Osmani: Çfarë dhimbje e madhe sot!
E Premte 29 Shtator 2023, 14:02
Dritare.net
Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares, Klodiana Vefa ku autor i krimit në Itali, dyshohet bashkëshorti i viktimës.
Përmes një Instastory, Arbana ka reaguar me një pyetje retorike mbi ngjarjen, ku shkruan: A ka dhimbje më të madhe sot? Sa vlen jeta e një gruaje sot?
Kujtojmë se viktima u ekzekutua me plumb në kokë pak metra pranë banesës sapo ishte kthyer nga puna, ku motiv mbi krimin dyshohet të jetë bërë xhelozia./M.K-dritare.net

















