Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekzekutimi i Lulzim Vishës me 12 plumba pranë banesës, arrestohet një person!

Ekzekutimi i Lulzim Vishës me 12 plumba pranë banesës,

Policia e Tiranës ka ndaluar një person në lidhje me vrasjen e postierit Lulzim Visha, krimi ndodhur mëngjesin e djeshëm (24 Janar) në Zall Mner të Kamzës.

Personi, i identifikuar si Eduart Lami, është ndaluar gjatë kontrolleve në zonën e Kamzës për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Gjithashtu, dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj 48-vjeçarit Lulzim Visha, ndaj të cilit u qëllua me të paktën 12 plumba teksa ndodhej në automjetin e punës.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët e Lulzim Vishës. Ndërkohë hetimet e policisë janë përqendruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit./E.P-dritare.net