Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eksperti i energjisë: Këto tre elektroshtëpiake ju fundosin këtë dimër!

Eksperti i energjisë: Këto tre elektroshtëpiake ju fundosin

Në edicionin e lajmeve në Dritare TV ishte i ftuar inxhinieri elektrik Azmer Duleviç për të folur lidhur me fashën prej 800KW të përcaktuar nga qeveria Rama për konsumin e energjisë në familje.

Zoti Duleviç tregoi se çfarë nënkuptonte kjo fashë, dhe a prekte vetëm familjet apo edhe bizneset.

“Kjo fashë, e vendosur për familjet, nuk do vendoset në 1 tetor por mund të shtyhet në muajt në vazhdim. Përsa i përket bizneseve nuk preken nga fashat e energjisë, pra kjo fashë është vetëm për abonentët familjarë. Kurse për bizneset nuk janë të ndara me fasha por e paguajnë çmimin e kilovat-orë më një çmim tjetër. Pra kuptohet, është më e lartë se tarifa 9.8 lekë që pagueht për konsumatorët familjarë. Pra nuk përfshihet tek fasha prej 800KW.

Sa orë duhet të rrinë pajisjet në punë në shtëpitë tona? E shpjegojmë me orë, sepse kështu është më e lehtë për t’u kuptuar nga qytetarët. Bumin më të madh të energjise elektrike e kanë tre pajisje. Harxhimin më të madh e ka kondicioneri dhe ka një harxhim prej 250KW. E përkhtyer ndryshe në mënyrë që të mos kalohet kjo fasha ose të ketë një keqpërdorim. Psh kondicioneri nuk duhet të qëndrojë më shumë se tre orë e 45 minuta. Gjithashtu përsa i përket gjërave që kanë konsum të konsiderueshëm, është soba e gatimit. Soba e gatimit nuk duhet të përdoret më shumë se tre orë në ditë. Shtëpiakja e tretë që harxhon më tepër energji elektrike është dushi. Kuptohet që dushi nuk mund të jetë në punë më shumë se dy orë. Dushi duhet vendosur në punë vetëm në momentin që do përdoret, nuk duhet lënë 24 orë në punë sespe konsumi është më i madh. Dhe temperature e vendosur tek dushi nuk duhet të jetë maksimale por duhe të qëndrojë në 60 gradë celcius. Edhe kondicioneri nuk duhe të qëndrojë më shumë apo më pak se 24 gradë. Këtë theksojnë edhe studimet dhe raportet e ndryshme që janë bërë për këtë temë.

Me këto hapa të vogla mund të bëni një kursim optimal të energjisë dhe të mos paguani fatura të larta”, u shpreh ai në Dritare TV/M.K/dritare.net