
Ekspertët: Nuk ka kthim në normalitet. Sa më shpejt ta pranojmë këtë, aq më mirë
Dritare.net
Burimi: CNN
Ndërsa 2020-ta po ikën, ndoshta infekton edhe 2021-shin, shumë thonë: "Gjërat mund të mos kthehen kurrë në normalitet."
Kjo është bërë një frazë e njohur, pasi e përsërisin shpesh politikanët, ekspertët, madje edhe familjet tona. Ndoshta ndjejmë nostalgji për kohën para shkurtit, atëherë kur jetonim si na donte qejfi, pa frikë. Por që nga janari deri tani janë shumë muaj në mes dhe kjo kohë që iku nuk do të kthehet më. Dhe, psikologët do t'ju thonë, se do të jetë më keq nëse nuk e pranojmë këtë.
Dalëngadalë po mësojmë nëse ndryshimet e këtij viti janë të përhershme. Nëse do të vazhdojë puna nga shtëpia. Nëse do të shkojmë më pak te dyqani i lagjes, por do të shpenzojmë më shumë. Nëse do të zbulojmë se mbajtja e masës në urban do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sonë. Nëse shtrëngimi i duarve apo përqafimet do të bëhen më pak të zakonshme. Nëse shumicën e gjërave do ta bëjmë përmes videotelefonatave. Megjithatë, shkëputja e lidhjeve me janarin nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe, thonë psikologët. Rreziku i madh shtohet vetëm nga kërkesat për t'u rikthyer në normalitet, sesa kur mendojmë edhe punojmë sesi të ecim para, pavarësisht pandemisë.
"Politikanët që pretendojnë se normaliteti është afër janë duke mashtruar veten ose pasuesit e tyre, ose ndoshta të dy."- tha Thomas Davenport, profesori i shquar në Kolegjin Babson në Wellesley, Massachusetts, informon dritare.net
"Njerëzve që janë prekur nga një tragjedi u kthehet lumtura në nivele të mëparshme. Por unë mendoj se Covid-19 është pak më ndryshe, sepse ne vazhdojmë të presim që ai të zhduket shumë shpejt. Kështu që nuk ka nevojë t'i ndryshoni përgjithmonë qëndrimet tuaja në lidhje me të."- u shpreh Davenport. Njerëzit që nuk përshtaten me ndryshimin, besojnë se normaliteti do të kthehet dhe nuk e ndryshojnë rutinën, apo gjërat në përditshmërinë e tyre. Ata që nuk pranojnë të mbajnë maska mund të jenë fajtorë nëse kthimi në normalitet merr tatëpjetën, tha eksperti, pasi ata e shohin këtë si një gjë kalimtare, nuk e shohin të nevojshme ta përqafojnë si risi dhe të përshtaten./K.C/dritare.net

















