
Eksperti i shëndetit publik: Ja pse ndryshuan rekomandimet për përdorimin e maskave!
Dritare.net
Në fillim të pandemisë, Organizata Botërore e Shëndetit tha që maskat nuk ishin të dobishme për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Udhëzimet ndryshuan, ndërsa tashmë rekomandohet përdorimi i tyre edhe në ambientet e jashtme.
Së fundmi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të Dr. Alban Yllit, ekspertit të shëndetit publik, i cili shpjegon bazuar në fakte shkencore pse ndryshuan rekomandimet e OBSH.
Eksperti shpjegon se në fillim të pandemisë kishte shumë pak studime në lidhje me koronavirusin dhe sjelljen e tij. Në muajn gusht kishte 4 mijë botime, ndërsa së fundmi kemi rreth 8 mijë të tilla, dhe faktet e reja të nxjerra nga këto studime bëjnë që maska të rekomandohet gjerësisht.
Statusi i Manastirliut:
Një rubrikë për çdo të interesuar që do të dëgjojë e të mësojë përmes fakteve dhe evidencave shkencore dhe të mos humbë kohë në tollovinë e informacioneve të pabaza dhe fakteve të shtrembëruar
PYETJES: Përse ndryshoi mendimi për dobinë e maskave
I PËRGJIGJET: dr. Alban Ylli, ekspert i shëndetit publik!/ L.F-Dritare.net

















