
Ekskluzive/ Studentja shqiptare në Moskë: Ja se çfarë po ndodh në Rusi!
Dritare.net
Lajmet e fundit nga Rusia tregojnë për protestat dhe largimet e shumta të burrave rusë, për t'ju shmangur thirrjes ushtarake për luftën në Ukrainë. Dritare TV kontaktoi me një studente shqiptare në Rusi, emri i së cilës nuk u bë publik për arsye sigurie, për ta pyetur më tepër se çfarë po ndodh në Rusi dhe si paraqitet situata atje. Studentja rrëfeu për situatën në Rusi në këto ditë, duke treguar se lajmet për largimet e shumta jashtë vendit janë të vërteta.
“Në këto momente nuk mundem të jap asnjë intervistë deri në momentin që do të jem jashtë territorit Rus. Gjendja në dukje është e qetë, ka frikë, panik, largime, por ne të huajve nuk na prek. Universiteti na ka udhëzuar që të rrimë larg ndaj çdo proteste apo promocionimi. Prandaj dhe unë në këto momente preferoj të mos jap asnjë intervistë apo deklaratë që të mund të më dëmtojë. Të vetmet "korridore" të hapura kanë qenë Turqia, Armenia, Bjellorusia. Në këto vende rusët pushuan këtë vit, për faktin se nuk u nevojiten viza. Të gjitha biletat u shitën dhe aeroportet ishin mbushur. Shumë prej tyre ikën dhe në Serbi. Është dhe Finlanda që i ka kufijtë e hapur. Ne, si studentë shqiptarë në Rusi kalojmë në vendet fqinje pa problem, por meraku është që a do ketë autobusa që e kalojnë kufirin? Faqet që ndjekim në instagram (moscowgo) i ka dhënë lajmet duke mbajtur neutralitet.”-tregoi studentja për Dritare TV./M.T/dritare.net

















