Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekonomia, arsimi dhe shëndetësia/ Ja si vlerësohet Shqipëria në rajon!

Ekonomia, arsimi dhe shëndetësia/ Ja si vlerësohet Shqipëria

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, (OECD), ka bërë një raport për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, në lidhje me disa fusha, ndër to ekonomia drejtësia, arsimi dhe shëndetësia.

Ekonomia, arsimi dhe shëndetësia/ Ja si vlerësohet Shqipëria

Dy fushat e fundit, rezultojnë më të vlerësuarat. Në 10 vjet, 21% shqiptarë më shumë kanë kaluar nga një vlerësim negativ për sistemin shëndetësor, në një vlerësim pozitiv. Përsa i përket papunësisë, të dhënat tregojnë se vendi ynë ka nivelin më të ulët në rajon. Por ka fusha ku vendi ka ende punë për të bërë.

Ekonomia, arsimi dhe shëndetësia/ Ja si vlerësohet Shqipëria

Ndër to, drejtësia dhe ekonopmia e tregut. Besimi te drejtësia, në Shqipëri është më i ulëti në rajon. Një tjetër problem është kapaciteti i ekonomisë shqiptare për t’u përballur me konkurrencën evropiane. Por 87% e shqiptarëve janë të bindur se anëtarësimi në BE, do të ndryshonte pozitivisht të ardhmen e vendit. Shqiptarët vijojnë të kenë jetëgjatësinë më të lartë në rajon, me një mesatare në lindje prej 78 vitesh, ndërsa vendi me jetëgjatësinë më të ulët është Kosova me 72./L.f-dritare.net