 
		                       Eljona, vogëlushja me autizëm, mbledh plehrat e hedhura në Bjeshkë!
		                        	E Mërkurë  10 Gusht 2022, 19:07
		                            
		   	    			Dritare.net

Eljona Zajmi është një vogëlushe e diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit, por kjo nuk e ka penguar të na tregojë shpirtin e saj plot ngjyra dhe se është njësoj si të gjithë ne.
E kur themi njësoj, e nënvlerësojmë, sepse Eljona ka ndërmarrë një nismë fanastike. Teksa shëtit me të atin në Bjeshkë, i kanë bërë përshtypje plehrat e hedhura në tokë dhe ka nisur t'i mbledhë.
Eljona e kupton se nuk ka mëkat më të madh se të mos duash tokën tënde./M.K/dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       