Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eduard Shalsi: Si do ta mund Flamur Nokën në Kukës!

Eduard Shalsi: Si do ta mund Flamur Nokën në Kukës!

Eduard Shalsi është drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit, në zgjedhjet e 11 majit. Ai do të jetë përballë kandidatit të PD-së, deputetit Flamur Noka. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Shalsi thotë se nga nesër do nisë detyrën që i ka caktuar kryeministri Rama. Ai tregon se do shkojë edhe në Londër, ku janë shumë kuksianë.


Eduard Shalsi: Unë në Kukës do jem drejtues politik. Mezi pres që t’i përvishem punës dhe të vazhdoj ato gjëra të mira që janë nisur. Unë e kam filluar punën. Nesër kam ditën time të parë në këtë funksion. Kam marrë përgjegjësitë e mia për të organizuar fushatën, qoftë në Kukës, qoftë me kuksianët jashtë. Kuksianët janë kudo. Unë do shkoj edhe në Londër, ku janë më shumë kuksianë. Ne kemi evidentuar shqiptarët që jetojnë jashtë, janë rreth 200 mijë shqiptarë, që janë potencialisht votues. Secili i ka të ndara sipas zonës, ku gjendet dhe nga vijnë. Ata do votojnë aty ku janë të regjistruar. Ne do dalim të bëjmë vizita, takime.

Roland Qafoku: Në Kukës është Flamur Noka.

Eduard Shalsi: Janë të mençur kuksianët. Nuk i bën nder Kukësit, nëse Flamur Noka thotë: jam kuksian. Personazhe të tilla nuk i bëjnë nder Kukësit, karakterit të kuksianit. Nuk i bën mirë kuksianëve, një njeri që ka qenë Ministër i Brendshëm, edhe del e qëllon me grusht policinë në protesta dhe gardistët në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka nevojë Kukësi për personazhe të tilla. Nuk ka nevojë ta sulmoj unë Flamur Nokën, ai vetësulmohet me gjestet që bën, turpëron Kukësi./K.C/dritare.net