Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eduard Shalsi: Nuk kam kohë, e as interes, të dëgjoj akuzat e Sali Berishës!

Eduard Shalsi: Nuk kam kohë, e as interes, të dëgjoj akuzat e

Më 6 Janar, në një konferencë për mediat, Sali Berisha teksa po komentonte vendimin e kryeministrit Edi Rama që deputeti socialist Eduard Shalsi do të jetë drejtuesi i ri politik i qarkut të Kukësit, ndërsa paraardhësi i tij Pandeli Majko do të kthehet në Tiranë, u shpreh se “Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral”.

I pyetur lidhur me këto akuza që Sali Berisha ka bërë për Pandeli Majko, deputeti Socialist Eduard Shalsi i ftuar në emisionin Dekalog në Dritaretv u shpreh se nuk ka kohë të dëgjojë akuzat e Berishës.

“Të jem i sinqertë, kam dëgjuar diçka, por të betohem që nuk e dëgjoj më atë njeri. Nuk kam realisht kohë dhe as interes ta dëgjoj më Sali Berishën.

Roland Qafoku: Por ai është kryetari i opozitës, zoti Shalsi.

Pavarësisht se kush është, nuk është çështje respekti për kryetarin e opozitës, është jashtë interesit tim krejtësisht. Fjalët e tij as nuk na ndihmojnë dhe as nuk na shërbejnë më për asgjë. Kemi dëgjuar nga Sali Berisha aq shumë, sa tani jemi të velur prej tij. Unë kohën e kam shumë të çmuar dhe jam shumë selektiv në informacionin që marr apo lexoj.” – u shpreh Eduard Shalsi/E.P-dritare.net