
Edmond Spaho: Gjithmonë kam vrarë veten. Spiropali: Aman se na duhesh
Dritare.net
Deputeti Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri një lapsus ku u shpreh se “gjithmonë ka vrarë veten” në vend që të shprehej “gjithmonë ka vrarë mendjen”.
“Unë Nolin dhe Konicën nuk e kam lexuar aq sa Elisa. Gjithmonë kam vrarë veten kur dëgjoja sharjet e kryeministrit. Kam vrarë mendjen, por mirë lapsus. Kërkoj ndjesë ju që po qeshni. Kam vrarë mendjen sikur Edi Rama te kishte jetuar në atë kohë, si do ia kishin vënë emrin?
Gjel deti nuk ja vëmë dot se në Surrel nuk ka det, gjel fushe nuk ia vëmë se Surreli është zonë kodrinore. Luan, tigër, nuk ia vëmë se i mbush ato brekushet e Surrelit. Hienë t’i thonë, se hanë vetëm mish dhe ky ha si hiena ha vetëm një gjë”, u shpreh Spaho sot në Kuvend.
Ndërkohë ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali u shpreh me ironi: “Aman se na duhesh”./L.F-dritare.net

















