Edmond Spaho: Firmat për Avokatin e Popullit me urdhër të Flamur Nokës!
Dritare.net

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit, duke komentuar mbi mënyrën se si u mblodhën firmat për kandidaturën e tij.
Sipas Spahos, nga 50 deputetë të PD-së në Parlament, 35 kanë firmosur për Shabanin, por ai thekson se deputetët e bënë këtë sipas urdhrit të sekretarit të grupit parlamentar, Flamur Noka.
"Loje e turpshme e PD me Avokatin e Popullit.
Sikurse ka ndodhur me shume funksione te tjera, te cilat jo vetem shiten per interesa te ngushta personale te atyre qe drejtojne, por ne na i paraqesin si interesi me i madh i PD.
Opozita ka 50 deputete ne Parlament. Nga keta 35 kane firmosur per Endri Shabanin. Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja u rropaten dhe mezi mblodhen firmat e nevojshme. Por mos i vini faj deputeteve.
Te gjithe kane firmosur me urdher te Flamur Nokes. Dhe kur them Flamur Nokes e them per delikatese, pasi ai deri qehaja e ka kapacitetin.
Tani "terhiqen" dhe thone nuk eshte kandidati yne. Po i kujt eshte, i teto Melpomenit te Grupit Komunist te Korces? Po luften ndaj Sorosit e harruat more faqezinj?
PD po shkon poshte e me poshte. Jo se antaresia nuk eshte ne nivelin qe kerkon koha, por se udheheqesit jane pa moral, pa integritet, te shitur per interesat e tyre te ngushta.
Akrobacite e rradhes do i shihni kur te votohen anetaret e Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise."- ka shkruar Edmond Spaho/ dritare.net