
Edi Rama uron besimtarët myslimanë: Mos harroni, pas vështirësisë vjen lehtësimi
E Enjte 23 Prill 2020, 20:08
Dritare.net
Me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit, kryeministri Edi Rama, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë, tha se pavarësisht vështirësive, karantina po na bashkon.
“Karantina sot na mundon por edhe na bashkon, s’kam si të them që jetojmë në një kohë të bekuar, por di të them që pas vuajtjes vjen lehtësimi. E keqja ka ardhur me të mirat e saj. Sot është mundësia për të reflektuar se sa shumë kohë dhe mund na merr gërricja e të përditshmes dhe sa pak merremi me njerëzit që duhet të kemi pranë. Kjo është një kohë e mallkuar materialisht, por e bekuar shpirtërisht”, tha Rama./L.F-dritare.net

















