Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama: Lamtumirë Grand Master!

Edi Rama: Lamtumirë Grand Master!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti, një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Përmes një mesazhi publikuar në rrjetet sociale, Rama e cilësoi Anagnostin si “babain e kinemasë shqiptare” dhe një mjeshtër të respektuar.

Edi Rama: Lamtumirë Grand Master!

“Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shënuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjisori i plot filmave të arritur dhe i filmit kult Lulëkuqet mbi mure, që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël… ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart.

Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”, shkruan Rama.

Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të artit shqiptar, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Me krijimtarinë e tij, ai la pas një trashëgimi të vyer që do të mbetet përjetësisht pjesë e kinemasë dhe kulturës shqiptare./L.F-dritare.net