Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shuhet Dhimitër Anagnosti, mbreti i kinemasë shqiptare!

Sot u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare “mbreti i kinemasë shqiptare”, Dhimitër Anagnosti.

Një nga figurat më të mëdha të kulturës dhe artit shqiptar, Anagnosti lindi në Vuno të Himarës më 23 janar 1936 dhe u bë regjisori që i dha Shqipërisë filmat më të dashur e më të paharrueshëm. I diplomuar në Moskë, ai hyri në Kinostudio “Shqipëria e Re” në fillim të viteve ’60, duke sjellë një erë të re në kinematografinë shqiptare.

Shuhet Dhimitër Anagnosti, mbreti i kinemasë shqiptare!

Me 14 filma artistikë dhe mbi 10 dokumentarë, shumë prej të cilëve mbeten kryevepra, Anagnosti i fali publikut shqiptar tituj që u bënë pjesë e historisë sonë kulturore: Lulëkuqet mbi mure, Komisari i Dritës, Përrallë nga e kaluara, Gurët e shtëpisë sime, Kthimi i Ushtrisë së Vdekur. Shumë prej tyre u censuruan nga regjimi i kohës, por ndikimi i tyre mbeti i pashlyeshëm.

Anagnosti u nderua me titujt më të lartë “Artist i Popullit”, “Nderi i Kombit”, dhe me mirënjohje të panumërta, duke u kthyer në një emër të përjetshëm të artit shqiptar. Në vitet ’90 ai shërbeu edhe si ministër i Kulturës, ndërsa më pas u tërhoq për t’iu përkushtuar fondacionit të tij në ndihmë të artit dhe kulturës.

Shuhet Dhimitër Anagnosti, mbreti i kinemasë shqiptare!

I martuar me aktoren e madhe Roza Anagnosti, ata mbetën një çift simbol i skenës dhe ekranit shqiptar.

Sot Shqipëria humbi “mbretin e kinemasë së saj”, por filmat dhe trashëgimia e Dhimitër Anagnostit do të mbeten përjetësisht gjallë në kujtesën e publikut./dritare.net